Do të garojë për kryetar bashkie, Halilaj lirohet nga detyra e prefektit të Qarkut të Kukësit, ja kush e zëvendëson

schedule16:35 - 13 Shtator, 2023

schedule 16:35 - 13 Shtator, 2023

Albert Halilaj është liruar nga detyra si prefekt i qarkut të Kukësit, pasi do të garojë nën siglën e PS në zgjedhjet e 24 shtatorit, për kryetarin e ri të bashkisë së Kukësit.

Vendin e tij e ka zënë Granit Gjana, i cili ka qenë nënkryetar i Bashkisë së Kukësit, kur ajo drejtohej nga Safet Gjici.

V E N D I M

PËR

LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË PREFEKTIT TË QARKUT TË KUKËSIT

Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Albert Halilaj, prefekt i Qarkut të Kukësit, lirohet nga kjo detyrë.
  2. Granit Gjana emërohet prefekt i Qarkut të Kukësit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!