Ervin Shahini i arrestuar në Korenë e Jugut dhe i shumëkërkuar nga Shqipëria pritet të ekstradohet ditën e nesërme në Shqipëri. Shahini njihet ndryshe si vrasësi i taksistëve.
Ervin Shahini, vrau një taksist për ta grabitur dhe plagosi disa të tjerë në 1995. Ai u dënua me burg përjetë për një vrasje dhe 4 plagosje. Ishte arratisur në 1997 dhe përdorte emrin e një shqiptari tjetër.
Gjithashtu, ky shtetas rreth viteve 1998 ka kryer krim të rëndë për të cilën gjykata e ka dënuar më burgim të përjetshëm.
50 vjeçari u arrestua me 26 janar të këtij viti në Korenë e Jugut. Ai jetonte në një lagje pranë qendrës së Seulit dhe përdorte emër shqiptar dhe dokumente të falsifikuara.
/abcnews.al/