Claude Makelele është një emër i spikatur te Real Madrid dhe Chelsea. Mesfushori francez është dashur të përballet me një nga lojtarët më spektakolarë, brazilianin Ronaldinho.
48-vjeçari zbuloi për “RMC” se gjatë një ndeshjeje ai e kërcënoi brazilianin se do ta dërgonte në spital.
“Në një moment Ronaldinho e kaloi vijën. Unë shkova tek ai dhe i thashë: ‘Djalë, më mirë të tregoje sjellje të mira në driblimin kundër meje, sepse me të gjitha truket e tua do të të dërgoj në spital.’
Çfarë tha Ronaldinho? Më dha topin dhe më kërkoi falje”, tregon Makelele, i cili ka qenë një titullar i rëndësishëm edhe në kombëtaren e Francës. / abcnews.al