Do të celebroje një martesë homoseksualësh? Veliaj: Nuk është detyra ime t’u futem njerëzve në krevat

schedule10:12 - 24 Shtator, 2022

schedule 10:12 - 24 Shtator, 2022

Kreu socialist i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili pretendon një mandat të tretë nuk ka një përgjigje të prerë për martesat homoseksuale në vendin tonë.

I ftuar në emisionion “Log.” përballë Endri Xhafos, Veliaj u pyet nëse është gati për të celebruar një martesë të një çifti homoseksual.

Kryebashkiaku tha se Tirana është qytet i lirë. Sipas tij nuk është detyrë e kryetarit të bashkisë që të bëjë policin, apo siç e quan ai t’u futet njerëzve në krevat.

Pjesë nga biseda:

Endri Xhafo: A jeni gati si kryetar i bashkisë të bëni celebrim të një martese homoseksuale?

Erion Veliaj: Ç’punë ka kryetari i bashkisë kush fle me kë dhe kush beson të një Zot? Unë kam krijuar një klimë në qytet që njeriu mund t’i falet cilido Zoti që do, që njeriu mund të dojë kë i do xhani dhe zemra e vet. Unë nuk jam policia e Iranit që t’ju them faluni te ky Zot apo doni këtë pëson. Ky është një qytet i lirë. Jetojnë 144 nacinalitete, njerëz që kanë besime të ndryshme, duan njerëz të ndrsyhëm dhe nuk është kjo detyra e kryetarit të bashkisë të bëjë policin fetar.

Endri Xhafo: Ende nuk i lejojmë.

Erion Veliaj: Jo ne njohim atë që quhet “Unioni Civil”, bashkëjetesën dhe të drejtat që lindin nga kjo bashkëjetesë, siç mund të jenë akumulimi i pasurisë, prona që blihen, apo kompani që krijohen.

Endri Xhafo:Ju jeni pro apo kundër?

Erion Veliaj: Kjo historia që i mbajmë pishtarin njerëzve dhe harrojmë lumturinë tonë na bën të gjithë më të palumtur.

Endri Xhafo: Keni hallin e votuesve konservatorë që do t’ju votojnë, s’po më jepni një përgjigje.

Erion Veliaj: Njerëzit të duan kë t’ju dojë qejfi. Nuk besoj që është detyra e kryetarit të bashkisë apo analistëve që t’ju futet njerëzve në krevat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!