“Do të bëjnë gjëra të mëdha…”/ Horoskopi, si do të jetë viti 2025 për Shigjetarin dhe Bricjapin. Parashikimi nga Jorgo Pulla

schedule10:28 - 3 Janar, 2025

schedule 10:28 - 3 Janar, 2025

Shigjetari

Duket se është periudhë mjaft e mirë për dhjetë ditëshin e parë dhe të dytë. 10 ditëshi i parë ka një shans të mirë në lidhje me punën, ndryshim pune dhe vendbanimi. 10 ditëshi i tretë ka ndikim në lidhje me punët financiare, dhe vjen një moment i mirë. Në periudhën e eklipseve Mars-Shtator, duket se gjërat do të ndryshojnë. Do të kenë ndërtime të reja, do të bëjnë gjëra të mëdha, do të nisin një punë të re. Në përgjithësi, 10 ditëshi i tretë ka të bëjë edhe me ekonominë. Beqarët duhet të jenë të vëmendshëm në fushën e dashurisë. Virgjëreshë-Peshk duhet të kenë kujdes në Shtator-Tetor –Nëntor sepse është koha e tyree për të stabilizuar jetën e tyre. Vazhdimësia duket ideale.

Bricjapi
Kalimi i Saturnit dhe Neptunit në Dash nga pranvera do të sjellë të dhëna të reja në fushën e dashurisë, familjes dhe biznesit. Koha ideale për biznes sepse kanë të bëjnë shumë me punën e tyre dhe jo vetëm. Disa çështje ligjore në 10 ditëshin e parë dhe të tretë i zgjidhin në muajin Mars-Maj. Momenti më i mirë dhe stabil në këtë aspekt. Në çështjet që kanë të bëjnë me periudhën kur ndodhin fenomenet, sidomos lidhjet afatgjatë me Peshoret dhe Binjakët janë idelae. Vëmendje të bëjnë në Mars, Gusht dhe Dhjetor. Të mos nxitohen. Motoja në këto tre muaj do të thotë ‘Ecni avash’.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!