“Do të bëjmë maksimumin për të mbrojtur interesat tona kombëtare”, Hasani: 2025 do të jetë vit sfidash dhe mundësish

schedule10:29 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 10:29 - 27 Dhjetor, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani në takimin e  zhvilluar me gazetarët foli për arritjet, dhe risitë që pritet të sjellë vitit 2025. Hasani theksoi se 2025 pritet të jetë një vit sfidash dhe mundësish, duke shtuar se angazhimi do të jetë maksimal për të mbrojtur sa më mirë interesat kombëtare.

Gjithashtu ministri Hasani, shtoi se në vitin 2025 do të hapen ambasada të reja në Bosnjë Hercegovinë dhe Indi.

“Një zhvillim domethënës është se po punohet në bashkëpunim me ministrinë e Brendshme për reduktimin e kohës për shtetasit që nuk jetojnë në Republikën e Shqipërisë për proceset e dokumenteve. Përgjatë vitit 2024 totali i shërbimeve konsullore të ofruara është 140 mijë. Kemi dhënë rreth 600 mijë dokumente legalizimi apostulimi dokumentesh jashtë vendit. Jemi duke punuar dhe jemi në hapat e fundit pas një procesi formati të ligjit të ri të shërbimit të jashtëm dhe ka për qëllim rritje e efikasitetit. Do të bëjmë maksimumin për përmirësimin e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe synojnë të mbrojmë sa më mirë interesat tona kombëtare. Theks të veçantë për 2025 do të ketë edhe stafin konsullor , do të ketë trajnime, mundësi për ngritje profesionale dhe zhvillimin e aftësive”, u shpreh ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!