“Do të bëj gjithçka për të fituar trofe”, Vlahovic besnik ndaj “Zonjës”: Jam krenar që ndodhem këtu

schedule15:56 - 5 Prill, 2024

schedule 15:56 - 5 Prill, 2024

Pavarësisht se klubti dëshiron ta shesë, apo tifozët janë të pakënaqur me të, “bomberi” serb, Dusan Vlahovic, duket të jetë “i dashuruar” me fanellën e “Bardhezinvje”, të Juventus, teksa dëshrion të qëndrojë, në “Allianz Stadium”, për të ngritur lart emrin e ekipit dhe për të sjellë sa më shumë trofe të Torino, të paktën kështu është shprehur gjatë një interviste, për mediat italiane.

Gjatë intervistët, sulmuesi ballkanas ka hedhur poshtë aludimet, që e lidhin me një largim të mundshëm, nga Torino, gjatë merkatos së verës, teksa ka shtuar se për t’u përshtatur në kampin e “Zonjës së Vjetër” ka komunikuar me legjenda të këtij klubi, si Bonuçi, Chiellini, të cilët i gjeti aty kur u transferua, por edhe me emra të mëdhenj si Buffon, Del Piero e Marchisio.

“Momenti më i bukur te Juventus për mua është dita e parë që mbërrita këtu. Takova tifozët, shokët dhe të gjithë personat që punonin këtu. Pastaj është edhe goli i parë me Juventus kundër Veronës, e mbaj mend shumë mirë. Bonucci dhe Chiellini më kanë ndihmuar shumë që të përshtatem, po ashtu kam komunikuar edhe me Marchisio, Buffon dhe Del Piero.

Më kanë shpjeguar se çfarë do të thotë të luash për Juventus. Kur je një lojtar i Juventus e kupton më së miri ndjesinë e të luajturit për këtë fanellë. Sa herë që futem në stadium, emocionohem shumë. Jam shumë krenar që jam pjesë e kësaj skuadre, shpresoj që një ditë edhe emri im të ketë vend në muzeun e Juventus. Do të bëj gjithçka për të fituar me këtë fanellë”,- u shpreh Vlahovic.

Ndërkaq, kujtojmë se 24-vjeçari u transferuar në Torino, në janarin e 2022-it, nga “Violët” e Fiorentina, për shifrën e 83.5 milionë euro, teksa këtë sezon ka zbritur në fushë plot 28 herë, duke shënuar 16 gola e dhuruar 3 të tjerë, ndërsa në total, Vlahovic ka luajtur plot 91 ndeshje për “Zonjën e Vjetër”, duke shënuar 39 gola e asistuar 9 të tjerë. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!