Do të bëhet baba për herë të parë, J Balvin rrëfen frikën më të madhe

schedule21:01 - 6 Maj, 2021

schedule 21:01 - 6 Maj, 2021

J Balvin është gati për kapitullin tjetër të jetës së tij, pasi së shpejti do të bëhet baba. Partnerja e tij, Valentina Ferrer e konfirmoi lajmin e ëmbël për revistën Vogue Mexico duke thënë: “Pas karantinës, unë thashë: Ky është momenti im. Jo, jo momenti im. Ky është momenti i foshnjës time.”

Së fundmi, këngëtari kolumbian ka treguar frikën më të madhe që ndjen nga të qenit një prind. “Më frikëson fakti se është një jetë tjetër. Dhe ndonjëherë, ne e dimë që jeta është aq sfiduese saqë ndonjëherë e ndjen se nuk mund ta durosh veten dhe si do të ndihmosh fëmijën tënd të jetë më i fortë, më i mirë se ti?”, tha J Balvin.

GUESS | THE RETURN OF J BALVIN FOR SPRING 2020 CAMPAIGN — Flaunt Magazine

Ndërsa promovonte dokumentarin “The Boy From Medellín”, këngëtari është shprehur për Entertainment Tonight se “Unë do të jem shoku i tij më i mirë. Kjo është ajo që dua të jem.” Dokumentari u filmua në 2019 gjatë një vargu protestash të nxehta dhe të dhunshme në të gjithë Kolumbinë që kërcënuan të anulonin koncertin e shumëpritur të tij në qytetin e lindjes.

J Balvin Says He's Facing 'Anxiety and Depression' | PEOPLE.com

Për më tepër, dokumenti gjithashtu tregon luftën me shëndetin mendor të artistit latin. Balvin e konsideron muzikën si terapinë e tij. “Kjo më ndihmon shumë. Njëqind për qind”, thotë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!