Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Do ta shihni natën”! Denoncimi bombë i grekut: Ushtari më përdhunoi me urdhër të shefit

schedule18:44 - 9 Qershor, 2021

schedule 18:44 - 9 Qershor, 2021

Tronditës është denoncimi i një 32-vjeçari në Greqi i cili hapi një proces gjyqësor duke akuzuar se me urdhër të një oficeri ai u përdhunua në një kamp 10 vjet më parë.

32-vjeçari, i cili ankohet se u përdhunua brenda një kampi, ngriti një padi kundër gjashtë personave në Gjykatën Ushtarake të Athinës.

Incidenti sipas tij ndodhi në një qendër trajnimi ku ai u thirr të paraqitej për të kryer shërbimin ushtarak në 2009.



Ankuesi deklaron se me urdhër të oficerit ai u dërgua brenda në zyrën e mjekut në qendër, ku ishin tre ushtarë, dy e mbajtën dhe njëri prej tyre e përdhunoi, në prani edhe të dy anëtarëve të stafit mjekësor.

Pas ofendimeve që më bënë, u përgjigja me ofendime. Oficeri më tha “Natën do ta shihni se çfarë do të vuani”. Më çuan në zyrën e mjekut kundër vullnetit tim dhe më përdhunuan“, tha 32-vjeçari.

Avokati i denoncuesit deklaroi se “mendoj se është çështje kohe para se ata të gjenden dhe të ndëshkohen“. d.b/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!