“Do ta dua gjithmonë”, Rihanna shokon me deklaratën për Chris Brown

schedule11:45 - 3 Shtator, 2020

schedule 11:45 - 3 Shtator, 2020

Këngëtarja e njohur, Rihanna ka folur për marrëdhënien që ka sot me ish-të dashurin e saj, Chris Brown dhe ka befasuar të gjithë fansat.

Gjatë një interviste për Oprah Winfrey, ajo pohoi se vazhdon ta dojë edhe sot pavarësisht të shkuarës së tyre. Këngëtarja theksoi se Chriss ka qenë dashuri e vërtetë për të dhe e ka cilësuar dashurinë e jetës.

“Ne kemi punuar për të qenë shokë sërish dhe jemi shokë shumë të ngushtë. Kemi ndërtuar sërish besim dhe kjo është e gjitha. Ne e duam njëri-tjetrin dhe besoj se kështu do jetë gjithmonë. Nuk ka asgjë të cilën përpiqemi ta ndryshojmë”, u shpreh Rihanna.

Më tej, këngëtarja shtoi se nuk e sheh me syrin romantik ishin e saj pasi tashmë ai ka një lidhje tjetër.

“Unë jam ‘single’, por ne kemi ndërtuar një miqësi të ngushtë që pasi lamë pas gjithcka. Kemi punuar pak nga pak, nuk ka qenë e thjeshtë”, ka përfunduar ajo. l.k/abcnews.al