“Do ta çonte në çerdhe, por e harroi në makinë”, prindërit e foshnjës që vdiq tentojnë të vetëvriten

schedule09:50 - 10 Maj, 2023

schedule 09:50 - 10 Maj, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi një ditë më parë ku një baba 37 ka harruar në makinë foshnjën e tij 5.5 muajshe e cila ka humbur jetën.

Mediat greke shkruajnë se pas marrjes së lajmit se foshnja ka ndërruar jetë prindërit kanë tentuar të vetëvriten, nëna është hedhë nga ballkoni i spitalit ndërsa babai ka tentuar që të vetëvaret me kabllo televizori.

Ndërkohë pritet që të dalë autopsia e foshnjës për të zbardhur rrethanat në të cilat humbi jetën tragjikisht foshnja.

Prokurori Artas ka proceduar dje babain e foshnjës 37-vjeçare për vrasje nga pakujdesia.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pasi prindërit ishin nisur për punë, 27 vjeçarja ishte ndaluar për të puna e saj, ndërsa babai 37 vjeçar kishte foshnjën me vete për ta lënë në çerdhe dhe më pas të shkonte në punë.

Por fatkeqësisht ai ka harruar që ta lërë vogëlushen në çerdhe, por ka shkuar direkt në punë ku ka parkuar dhe mbyllur makinën duke harruar se foshnja ishte e lidhur me rrip në sediljen e fëmijës, në sediljen e pasme të automjetit! Më pas ai mori një makinë kompanie për të shkuar në Lefkada ku e dërgoi shërbimi i tij.

Kur gruaja mbaroi punë dhe shkoi në çerdhe për të marrë fëmijën,  ajo mbeti e shtangur kur dëgjoi punonjësit e çerdhes që i thanë se fëmija nuk kishte qenë atë ditë. E mërzitur, ajo telefonoi të shoqin dhe me ankth e pyeti se ku ishte foshnja. Përgjigja e tij e bëri atë të ngrijë, pasi ai i tha : “Hesht, e harrova  në makinë” !

37-vjeçari ka vrapuar menjëherë drejt makinës së tij dhe ka gjetur vogëlushen të lidhur me rripa në sediljen e saj, pa ndjenja dhe me shkumë nga goja. Ai e dërgoi menjëherë në spital, ku mbërriti në orën 2.55 të së martës pasdite dhe mjekët nisën përpjekjet për ta ringjallur.

Por ishte tepër vonë për foshnjën fatkeqe, e cila tashmë kishte dhënë frymën e fundit. Në atë moment ka mbërritur nëna 27-vjeçare dhe ka marrë lajmin e hidhur nga mjekët, të cilët kanë njoftuar edhe komisariatin e Artës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!