Mes shkëlqimit të jo një, por dy brezave të artë njëkohësisht, Aleksandër Kallashi nga Fieri, ka rrëfyer historinë e tij dhe ajo është frymëzuese.
I është dashur të zgjedhë mes motivimit dhe disiplinës. Duke zgjedhur këtë të dytën, mundi të arrijë ambiciet e tij në një kohë të shkurtër.
Ishte 13 vjeç kur veshi dorezat e boksit për herë të parë me ekipin e Apolonisë.
“Kisha parë filmat dhe u frymëzova nga figura si Muahamed Ali ….”
Stërvitjen e vazhdoi edhe pasi u largua me prindërit në Greqi në moshën 14 vjeçare
“Kam ikur fillimisht në Greqi, 14 vjeç, atje jam marrë kik boksin… pastaj u largova drejt gjermansië dhe trajneri më tha qe të kaloja në boksin profesionist sepse kisha talent ….”
Në Gjermani vazhdon të punojë në ndërtim, por ndërkohë ka fituar 15 tituj në boksin profesionist ndërsa kulmoi ne 29 nëntor në Durres, me dy breza të artë, një I Unionit kontinental të boksit dhe tjetri i Unionit Europian të Boksit.
“Këto trofe janë arritja ime më e madhe. I solla në Fier megjithëse tani jetoj në Gjermani sepse dua që a ndaj këtë sukses me bashkëatdhetarët e mi….”
Fama sapo ka nisur ashtu sikurse edhe një kapitull i ri në karrierë.
“Nuk e prisja kaq shumë famë… por ndihem mirë kur më ndalojnë e me thonë të bëjmë fotografi…. Tani për mua është me e lehtë të vazhdoj karrierën ne këtë sport, pasi me këto dy tituj jam afirmuar botërisht”.
Por nëse deri tani i është përkushtuar boksit pas orarit të punës, për të arritur trofeun botëror, stërvitja do të jetë intensive. I duhet mbështetje. Pa sponsor ose ata që quhen promotor, asnjë sportist i niveleve botërore, nuk ja del mbanë.
“Unë e nisditën që në orën 5 të mëngjesit për të shkuar në punë… dhe e mbyll në 11 të natës kur kthehem në shtëpi. Tani që të vazhdoj stërvitje intensive më duhet mbështetje …..”
Për Baftjar Abazaj gjyqtar dhe trajner boksi në sportklub Apollonia është e rëndësishme që talentet të vlerësohen në vendlindje
30 vjeçari I ka të qarta synimet, por nëse koha e sfidës së rradhës mbetet për t’u vendosur, vendi dihet dhe është qyteti I lindjes, Fieri
“Unë kam ndërmend të sjell një kupë bote në fier, kryetari o bashkisë më premtoi se do merret me organizimin për tiltullin boteoror ne peshat 69 kg dhe unë ndëshjen do ta fitoj këtu…”
Aleksandër Kallashi garon në peshën 69 kg që hyn te kategoria e peshave të lehta. Gara e tij për për titullin botëror pritet të zhvillohet në Fier gjatë muajve të verës që vjen./abcnews.al