Mino Raiola nuk kursehet kur vjen puna te Manchester United. Menaxheri i njohur është treguar i papërmbajtshëm dhe ka theksuar se ky Manchester do shkatërronte edhe lojtarë si Pele, Maradona e Maldini.
“Për Pogba kam luftuar me Ferguson. Tani Manchester United është problemi i tij. Është një klub jashtë ‘realitetit’, pa një projekt sportiv. Sot nuk do të çoja asnjë lojtar atje. Edhe lojtarë si Maldini, Maradona dhe Pele do të shkatërroheshin atje.
Paul ka nevojë për një skuadër dhe një klub, një si Juventusi më parë”, është shprehur Raiola në intervistën e dhënë për “La Repubblica” në Itali. Menaxheri i njohur, pak ditë më parë i devijoi “rrugën” edhe sulmuesit Erling Haaland, i cili kërkohej nga Manchester United dhe në fund zgjodhi gjermanët e Borussia Dortmund. /abcnews.al

