“Do shihemi sërish”, gazetari zbardh takimin Paloka-Bardhi: Zbulohet data kur do përfundojnë primaret

schedule21:18 - 18 Tetor, 2022

schedule 21:18 - 18 Tetor, 2022

Me sa duket Partia Demokratike ka vendosur që t’i japë fund “luftës së brendshme” dhe të bashkojë demokratët para zgjedhjeve lokale të 2023. Për këtë arsye pati një takim mes Gazment Bardhit dhe Edi Palokës, të cilët në fund të takimit edhe pse nuk ndanë detaje, deklaruan se fryma ishte konstruktive.

Pasditen e sotme, Grupi i Alibejat zhvilloi një mbledhje dhe pas mbledhjes u deklarua se fryma për të dalë me një kandidat të përbashkët në zgjedhje është pozitive. Gazetari i Abc, Juxhin Mustafaraj, në një lidhej direkte në “Log.” me gazetarin Endri Xhafo ka treguar me detaje se çfarë u diskutua në takimin Paloka-Bardhi dhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së.

Çfarë ka ndodhur në takimin mes Palokës dhe Bardhit?

Mustafaraj: Ishte nga ato kafe ku në fund palët shtrënguan dorën dhe i thanë njëri-tjetrit “do shihemi sërish.” Ishte një shkëndijë e parë pozitive drejt bashkimit të PD-së. Të dyja palët e shohin si takim pozitiv, por skeptikë janë deputetët që përfaqësojnë Enkelejd Alibeajn. Në takimin prej 90 minutash palët kanë shprehur mendimet e tyre se si mund të shkohet drejt një kandidati të përbashkët.  Në përfundim të takimit palët i janë adresuar drejtuesve. Palka pati një takim me Berishën dhe Bardhi pati një takim me Alibeajn. Por nuk është nga ato takime që do të ndërpritet. Nuk ka pasur një deklaratë për takimet që do të mbahen mes tyre. Berisha ka vendosur të lërë një periudhë 2-javore për negociata para nisjes së primareve edhe pse ishte deklaruar se do të fillonin sot. Këto dy javë do shërbejnë për të sheshuar çdo paqartësi mes palëve.

Çfarë ndodhi në mbledhjen e kryesisë së PD-së?

Mustafaraj: Ka një mënyrë se si do të vijohet me primaret. Në dy javët e ardhshme do ketë një kohë të e dedikuar për takimet mes Bardhit dhe Palokës. Në 6 nëntor do mblidhen emrat e kandidatëve për primaret, ndërsa në 13 nëntor do prezantohem. Në datën 4 dhjetor do zhvillohen primaret. Berisha ditën e sotme i ka kërkuar grupit të punës që në Tiranë, Durërs dhe Elbasan të kemi para 4 dhjetorit kandidatët zyrtarë.

Çfarë ndodhi në mbledhjen e Grupit Parlamentar?

Mustafaraj: Në grupin e Alibeajt ka dy grupime me qëndrime të ndryshme. Një pjesë e deputetëve janë kategorikë duke kundërshtuar një mundësi bashkëpunimi me pjesën tjetër të PD-së. Nga ana tjetër Duma, Çupi, Salianji i kanë kërkuar kolegëve të Grupit parlamentar që të tregohen realistë për situatën në të cilën ndodhet PD-ja. e vetmja pikë në të cilën këta deputetë kanë kërkuar që të negociohet fort me grupin e Berishës ka të bëjë me modalitete e parisë. Është kërkuar që të ketë përfaqësues nga të dy palët dhe më pas të dalin kandidatët që do dalën nga procesi i primareve. Sot në grupin e Alibeajt është hedhur ideja që sondazhet të zëvendësojnë primaret./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!