Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Do shënonim 70 gola çdo sezon tek Interi, ngjaj shumë me Perandorin”

schedule21:18 - 9 Prill, 2020

schedule 21:18 - 9 Prill, 2020

Një nga idhujt e Romelu Lukakut ka qenë Adriano. Braziliani ishte një sulmues fantastik, një forcë e natyrës, por ai nuk e përballoi mirë humbjen e babait dhe u zhyt në depresion. Karriera mori për keq dhe alkooli u bë më i dashur se shënimi i golave.

Lukaku ka folur për Perandorin në kanalin zyrtar të klubit zikaltër në “Instagram”, duke pohuar faktin që e ka pasur idhull, ngjashmërinë me të dhe çfarë mund të ndodhte nëse do të luanin së bashku.

Babai im nuk kishte para për të na blerë një televizor dhe i kam parë të gjithë golat e Adrianos në You Tube. Unë dhe ai së bashku në sulmin e Interit? Do të shënonim 70 gola për sezon. Mendoj se i ngjaj shumë, pasi shënoj dhe ndihmoj skuadrën”, deklaron sulmuesi belg. /abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!