“Do rinovoj së shpejti, ia thashë edhe Contes”, Lautaro i vë vulën

schedule08:35 - 27 Shkurt, 2021

schedule 08:35 - 27 Shkurt, 2021

Lautaro Martinez është përfolur shumë në merkatot e shkuara me një largim nga Interi. Barcelona e donte shumë yllin argjentinas, me katalanasit që e kërkuan në verë, por financat nuk ia lejuan të bënin një ofertë konkrete dhe bindëse për Interin.

Tashmë ajo histori ka marrë fund dhe Lautaro do qëndrojë në Milano. Këtë e tregon edhe vetë sulmuesi në një intervistë për Gazzetta. Ai shprehet se ka vendosur të qëndrojë në Milano dhe do të rinovojë së shpejti.

“Nuk do të largohem nga Interi në verë. Do ta zgjas kontratën së shpejti dhe plani im është të qëndroj këtu për një kohë të gjatë. Po, Barcelona më donte një vit më parë dhe kjo ishte zgjedhja ime.

Por unë i thashë Antonio Conte: ‘Mos u shqetëso, unë jam përqendruar në planet e Interit’. Dhe tani Barça për mua është vetëm e kaluara, unë do të qëndroj në Inter”, u shpreh sulmuesi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!