Vajza e Niko Peleshit, Aleksia është shumë e njohur për publikun shqiptar, pasi janë të shumta rastet kur ajo bëhet pjesë e mediave rozë.
Duke nisur që nga adoleshenca, ajo u shfaq në kopertinën e një reviste italiane si modele, ndërkohë ka shkruar dhe një libër të sajin me poezi.
Aktualisht, Aleksia është në përfundim të gjimnazit dhe ndjekësit në Instagram janë bërë kuriozë të dinë se çfarë rruge ajo do të ndjekë.
Në këtë mënyrë Aleksia ka dhënë një përgjigje në Instastory për të gjithë, e cila ka ngjallur shumë reagime. Bukuroshja ka lënë të kuptohet se ndoshta një ditë do të ndjekë rrugën e të atit.
“Po studioj biznes digjital, dizajn dhe inovacion. Në të njëjtën kohë, do mundohem të nis biznesin tim online pasi shkolla ime të ndihmon të krijosh biznesin tënd ndërkohë që je duke studiuar. Pas studimeve, dua t’i futem politikës”, ka shkruar ajo. l.k/abcnews.al