Në një intervistë paksa të pazakontë për një anëtar të familjes mbretërore larg dozave të formalitetit dhe me një paraqitje të sinqetë Princi William i Wellsit ka deklaruar se synon që kur të bëhet Monark të sjellë disa ndryshime brenda familjes mbretërore.
Në intervistën e tij për programin “The Reluctant Traveler” me komedianin Kanadez Eugene Levy, William tha se ndyshimi i disa ceshtjeve brenda monarkise Britanike eshte tashme ne axhenden e tij perpara se ai te kurorezohet zyrtarisht
“Mendoj se është e sigurt të them që ndryshimi është në axhendën time. Ndryshim i mirë, dhe e pranoj dhe e shijoj atë ndryshim. Nuk me frikeson dicka e tille ; pjesa që më emocionon është mundësia për të sjellë ndryshim – tha William.
Princi I Uellsit megjithate theksoi se ndryshimet nuk do te jene radikale, pasi dicka e tille do te bente qe Historia te vinte mbi te nje barre per te cilen ai mendon se nuk eshte e nevojshme.
William theksoi rëndësinë e traditës, por shtoi se është e nevojshme të vlerësohet nëse disa praktika tradicionale janë ende të përshtatshme për kohët moderne dhe nëse ato mund të kenë ndikimin më të madh.
Ne intervisten e realizuar ne ambjentet e Keshtjelles Winsdor, Princi William tha se nuk ndihet I mbingarkuar nga detyrat mbreterore por shtoi se ajo cfare e mbingarkon eshte situata familjare dhe perpjekja e mediave per te nderhyre ne jeten personale te familjes se tij. Princi I Wellsit e pershkroi vitin 2024 si vitin me te veshtire te jetes se tij duke cituar betejat qe zhvilluan me kancerin si bashkeshortja e tij Catherine ashtu edhe babai I tij Mbreti Karli I trete,
Princi William tha se përpiqen të sigurojnë që fëmijët e tij – George, 12 vjeç, Charlotte, 10, dhe Louis, 7 – të kenë siguri dhe mbështetje, duke diskutuar hapur shqetësimet dhe sfidat e tyre si familje.
Ai komentoi edhe për ndikimin e medias gjatë fëmijërisë së tij, duke kujtuar vëmendjen e pakufizuar ndaj Princeshës Diananes duke thene se Media dëshironte çdo detaj të mundshëm dhe ishte kudo. William u zotua se nuk do te lejoje ti ndodh femijeve te tij ajo cfare I ka ndodhur atij dhe vellait te tij Prince Harryt./abcnews.al

