TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, i pranishëm aktivitetin “Me fermerët në Shqipërinë 2030” theksoi se do ndërtohen laboratorë, që janë të akredituar nga Bashkimi Evropian.
Ai garantoi fermerët se qeveria do vazhdojë t’i mbështesë dhe do t’u japë atyre informacionet e domosdoshme, me qëllimin për ta kthyer sektorin e bujqësisë në një peshë kryesore të ekonomisë.
“Ne do të bëjmë sistemin integruar të administrimit dhe kontrollit. Do të finalizojmë regjistrat kombëtarë të fermave, parcelave dhe kafshëve. Është një punë e nisur dhe do ta finalizojmë.
Do të ndërtojmë deri në fund laboratorë të akredituar nga BE.
Ne do jemi të angazhuar që t’ju japim sa më shumë nga informacioni i domosdoshëm që duhet të merrni”, tha ai./abcnews.al

