E ftuar mëngjesin e kësaj të marte në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ishte astrologia Meri Gjini për të folur mbi parashikimin e horoskopit për vijimin e muajit Shtator. Ky muaj do të na japë mundësinë për të marrë shpërblimet që viti 2020 na ka “borxh”, periudhë të cilin ajo e quan si një “mini Viti i Ri”. Çfarë kanë rezervuar yjet për shenjën tuaj të horoskopit, mësojeni më poshtë:
Dashi
Do të bëjë kontakte të rëndësishme për gjëra që u duhen apo për të mbyllur problematikat në raport me njerëzit. Me Mërkurin përballë bën të mundur që të ridiskutojë dhe çështje kreative dhe gjëra të reja në zhvillimet e tyre profesionale.
Demi
Shenjat e tokës në këtë periudhë do të ndihen më të siguruara e para nga fiziku por edhe nuk do ta përjetojnë ankthin si shenjat e ajrit. Do të kenë siguri të madhe por do të jenë në pozicion mbrojtës, jo sulmues. Me durim do t’i organizojnë mirë gjërat e tyre, do të jenë ndër ata që do t’ja dalin mbarë mirë.
Binjakët
Do të takohen dhe do të diskutojnë për çështje që iu përkasin objektivave dhe qëllimeve të përbashkëta. Pas datës 10 duhet të jenë të kujdesshëm me njerëzit brenda shtëpisë, sepse me partnerin padashje do t’i kenë limitet e tolerancës pak të kufizuara, por do t’ja dalin mbanë për shkak të butësisë që i karakterizon.
Gaforrja
Shtatori do të japë një ngjyrosje shumë të mirë për atë çfarë përfaqësojnë profesionalisht. Marsi do të sheshojë problematikat e mbartura, do të rezultojnë pozitiv pavarësisht nervozizmit dhe ngërçit që mund të kenë patur pjesën e fundit të gushtit dhe fillimit të shtatorit.
Luani
Në pjesën e raportit me veten do të jenë në një pikë shumë të mirë, dhe do të merren me gjëra kreative, me fëmijët e tyre, me organizimin e axhendës së familjarëve. Do të gjejnë mënyrën e duhur për të organizuar kohën dhe të kenë mundësi për të marrë vlerat e tyre.
Virgjëresha
Me çështjen e punës do të kenë shumë përfitime profesionalisht në planin afatgjatë. Organizimi i një iniciative do të jetë shija e parë kryesore dhe nga data 10 deri në mes të tetorit, do të kenë ide gjeniale për zhvillimin e tyre. Në raport social, pavarësisht vështirësive që kanë qenë karakteristikë e 22 Majit do të sheshohen dhe të lihen pas kurrizit.
Peshorja
Nuk e kanë periudhë të vështirë pavarësisht se Saturni dhe Plutoni duket sikur japin një formë disforie nga ata çfarë kanë patur përpara tre vitesh. Në këtë periudhë do të ndihen jo vetëm si diplomatët e grupimit, por do të kenë mundësi ta gjejnë veten edhe si lidera të grupimit. Ajo çfarë do t’ju japë pozitivitet është jeta e tyre personale, një periudhë e mirë me çështje që iu përkasin shpirtit të tyre.
Akrepi
Me luhatje të forta të humorit, do të duhet të menaxhojnë mirë me kë do t’i ndajnë gjërat e tyre deri në datën 10. Çështje që i përkasin ekonomisë dhe shpirtit të tyre, duhet të qëndrojnë brenda shpirtit, sepse lehtësisht mund të vijë dallga e parë që mund t’i rrëzojë.
Çfarë kanë për të ndarë mbas datës 10. Humorit nuk kanë çfarë t’i bëjnë sepse lidhet me pasiguritë e jashtme dhe jo të tyret. Me fizikun do të kenë shumë pak kujdes nga data 22 deri në fund të shtatorit.
Shigjetari
Problemet e kohës dhe ajo që i ka lodhur janë vështirësitë në raportet personale në çift, dhe duket sikur vendosin një pauzë për 10 ditëshin e parë deri në datën 17. Me hënën e re tek Virgjëresha, do të risjellë përsëri paqartësinë apo ngritjen e tonacionit në raportet në çift.
Bricjapi
E kanë mendjen tek takimet e rëndësishme, me njerëz me pushtet që duan të arrijnë apo që të jenë më lart prej tyre. Kjo është si ngjyrosje karakteristike mbas datës 10 deri në 22. Mund të ketë fërkime të vogla për shkak të fillimeve me gjërat e tyre rreth datës 22 dhe 26, por jo në shumë se sa kaq.
Fundi i muajit i gjen aktiv në rrugëtimin e tyre. Pavarësisht luhatjeve të mënyrës se si e strukturojnë punën e tyre në fazën e parë, mbas datës 17 duket sikur planet që kanë në mendje marrin rrugën e drejtë.
Ujori
Duket sikur ajo që do të jetë pak shqetësuese për të tjerët, do të jetë një ndjesi dhe vitalitet që do t’i përfshijë të gjithë Ujorët nga data 17 deri në fund. Për gjërat e mëdhaja që kanë pushtet dhe status do të kenë mundësi shumë të mira nga dhjetori dhe në vazhdimësi.
Peshqit
Me disforinë dhe ankthin e kohës, janë emotivë në të ekzagjeruar dhe ndoshta e shtojnë pak dozën e situatës gri që kanë në mendje. Duke dëgjuar dhe influencuar të tjerët do të duhet nëse kanë për të vendosur për vazhdimësinë e tyre, për të ndryshuar në fakt gjërat që kanë në shpirt.
Do të duhet të bashkëbisedojnë me më racionalët e qarkut të tyre shoqërore, jo me njerëz që janë të ngjashëm me veten e tyre sepse racionaliteti do të jetë shpëtimi për peshqit për sa i përket çështjeve praktike. xh.d./abcnews.al