“Do mbyllë karrierën tek ekipi i zemrës”, gruaja e Di Maria nuk ka dyshime

schedule14:19 - 22 Korrik, 2021

schedule 14:19 - 22 Korrik, 2021

Angel Di Maria rinovoi me një vit kontratën me PSG-në. Objektivi është fitimi i Champions League me skuadrën franceze, ndërsa vitet e fundit të karrierës dëshiron t’i kalojë në vendlindje.

33-vjeçari i krahut të djathtë të sulmit, i cili shënoi golin vendimtar në finalen e Kupës së Amerikës ndaj Brazilit dhe i dhuroi trofeun e madh Argjentinës pas 28 vitesh, ka vendosur të tërhiqet nga futbolli aty ku e nisi.

Gruaja e tij, Jorgelina Cardoso zbulon dëshirën e madhe të Di Maria në prononcimin e dhënë për Tyc Sports: “Nuk kam fare dyshime, Angel do të varë këpucët në gozhdë te Rosario Central.

Mos më pyesni se kur do të ndodhë, por të jeni të sigurt që do të ndodhë kështu“, deklaroi Jorgelina. Di Maria u aktivizua me Rosarion në vitet 2005-2007 për t’u transferuar më pas te Benfica. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!