“Do mbrojmë votën në 14 maj”, Këlliçi: Premtimet e mia të realizueshme

schedule22:32 - 11 Maj, 2023

schedule 22:32 - 11 Maj, 2023

Në këto dy ditë të fundit të fushatës elektorale, kandidatët apleojnë për pjesëmarrje në zgjedhje. Belid Këllci i koalicionit opozitar, garanton se vota do të mbrohet.

“Partia Demokratike padiskutim është në këmbë për të mborjtur votën në datën 14 maj, në çdo komision, në çdo qendër votimi, në çdo zonë të Tiranës. Dilni votoni! Në datë 14 ne duhet të bëjmë të pamundurën që qytetarëve, bashkëqytetarëve tanë t’i themi: dilni votoni, merrni pjesë në proces”, theksoi ai.

Në njësinë 9, ai përmendi prioritete e tij, nëse del fitues.

“A e kuptoni ju çfarë impakti ka pasur propozimi im për autobusin falas në qytet?! E përdorin 200 mijë qytetarë në ditë, kushton 16.5 milionë euro në vit. Dhe këta që harxhojnë 430 milionë euro për inceneratorë fantazëm, çohen nga mëngjesi në darkë dhe thonë se ku do i gjejë Belindi paratë”, u shpreh ai.

Një tjetër premtim i tij ka të bëjë me ndërhyrjen tek sheshi “Skëndëbej”.

“Është nënkalimi te “Sheshi Skënderbej”, që është pothuajse i gatshëm për t`u bërë nëntoka, pa e prishur sheshin. Është një masë që lehtëson trafikun në Tiranë dhe çfarë bën? Përveçse heq 60% të trafikut në qendër, duhet ta dini që të gjithë ata që përdorin makinat në mënyrë të përditshme në Tiranë, harxhojnë mestarisht 28 minuta në ditë në trafik do të thotë 1.5 deri në 1.7 litra karburant më shumë në ditë”, shtoi Këlliçi.

Ulja e taksave dhe tarifave janë një tjetër ofertë për qytetarët.

“Paketa që kam për biznesin e vogël dhe të mesëm, sot kam nënshkruar dhe kontratën, për të ulur taksat dhe tarifat për 45 mijë subjekte, çfarë do të thotë? Minimalisht 45 mijë familje”, tha ai.