“Do marr lalin në telefon”, Kel Demi: Kullën e kanë shitur 3-4 vetë

schedule07:30 - 7 Tetor, 2020

schedule 07:30 - 7 Tetor, 2020

Mëngjesi i sotëm në ‘ABC e Mëngjesit’ ka nisur me batutat tradicionale plot humor.

Ka qenë moderatori Enkel Demi dhe Sibora Bitri, të cilët kanë shkaktuar plot të qeshura në studio.

Në një moment, teksa në sfond u shfaq logo e bashkisë Tiranë, Keli ka ironizuar duke thënë se do të marrë në telefon kryebashkiakun Erion Veliaj.

Më tej, ai ka vazhduar duke shtuar se logo e re është ajo me kullë, por do të ankohet se atë e kanë shitur 3-4 veta.

“Do marr lalin në telefon, të ankohem për kullën. Për ca na duhet kulla? Atë e kanë shit tre-katër vetë. Dhe kush flet, flet Sibora”, u shpreh Enkel Demi.l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!