Donny Van de Beek është i bindur se mund të lërë shenjë te Manchester United dhe nuk ka ndërmend të ndërrojë ekip këtë verë, pavarësisht se vendi i titullarit te United është i vështirë për t’u arritur.
Mediet angleze bëjnë me dije se ai ka porositur menaxherin e tij për të refuzuar çdo ofertë që mund të vijë nga klube të tjera për transferimin e tij.
Pas një sezoni të parë të vështirë me Manchester United, De Beek nuk dorëzohet dhe e nxjerr veten nga merkato, duke sfiduar Solskjaer këtë sezon. /abcnews.al