Do kthehej në shtëpi, helika e helikopterit vret turistin në Greqi

schedule22:25 - 25 Korrik, 2022

schedule 22:25 - 25 Korrik, 2022

Një aksident tragjik ka ndodhur pak pas orës 18:00 të pasdites në Greqi.

Një turist 21-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është goditur nga helika në momentin që po zbriste nga helikopteri në Spata.

Sipas medieve greke dyshohet se i riu ka qëndruar afër helikopterit për të bërë foto, raporton abcnews.al.

Protothema.gr raporton se helikopteri ishte nisur nga Mykonos dhe u ul në një heliport në Agios Georgios Spaton.

Helikopteri privat ishte marrë me qira nga një grup prej katër personash, turistë me origjinë nga Britania.

Bëhet fjalë për helikopterin “Bell 407” të kompanisë Superior Air .

Dy të rinjtë ishin kthyer me helikopter nga udhëtimi i tyre nga Mykonos, ndërsa me një helikopter të dytë udhëtonin pas tyre prindërit.

Ata do të ktheheshin me një avion privat drejt Britanisë.

Informacionet paraprake tregojnë se viktima është copëtuar nga helika.

Policia e Peanisë po kryen hetimet paraprake për aksidentin tragjik./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!