Zbulimi i planit për sulm terrorist në festën e Sulltan Novuzit dhe ndalimi i dy të huajve, që u prezantuan si gazetarë, u pasua me një vendim të qeverisë “Rama”, për dëbimin e ambasadorit të Iranit në Tiranë, Golamhosein Mohamadnia dhe të shefit të Inteligjencës pranë kësaj përfaqësie diplomatike nga Shqipëria. Ata u shpallën “non grata” dhe vendimi u përshëndet aso kohe nga SHBA dhe nga vetë presidenti Donald Trump, përmes një letre të dërguar kryeministrit Rama.
Në atë kohë, teksa jepte detaje, “Panorama” shkruante se vendimi i fortë i Kryeministrit Rama është marrë në konsultim të plotë me aleatët ndërkombëtarë. Shkak për këtë vendimmarrje është bërë aktiviteti i tyre në kundërshtim me statusin e tyre diplomatik në Tiranë.
Ishte një bashkëpunim mes shërbimeve shqiptare dhe atyre izraelite, ai që ka çuar në zbulimin e agjentëve, të cilët kishin planifikuar sulm ditën e Novruzit dhe shkaktimin e një incidenti në ndeshjen mes Shqipërisë dhe Izraelit, të zhvilluar disa muaj më parë.
Gjatë ndeshjes që ishte planifikuar të zhvillohej në Shkodër, burimet policore informuan se kishte informacione se shtetasi Lavdrim Muhaxheri, në bashkëpunim me disa terroristë të tjerë do të sulmonin me eksploziv kombëtaren izraelite. Në funksion të kësaj çështjeje, në vendin tonë janë arrestuar më shumë se 20 persona.
Menjëherë pas vendimit të Kryeministrit Rama për të dëbuar nga Shqipëria ambasadorin iranian, Gholamhossein Mohammadnia, dhe ndihmësin e tij, ka reaguar Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe këshilltari për Sigurinë i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, John Bolton. Që të dy zyrtarët e lartë amerikanë reaguan nëpërmjet profileve të tyre në rrjetin social “Twitter”.
I pari që reagoi ishte këshilltari për Sigurinë i Presidentit Trump, John Bolton, i cili ka shprehur mbështetjen për Vendimi i fortë i qeverisë shqiptare, i konsultuar me aleatët Shqipëria dëbon e shpall ‘non grata’ dy diplomatë iranianë Sekretari i Shtetit në SHBA: Përgëzoj Ramën për dëbimin e agjentëve Shqipëria ka dëbuar jashtë territorit të saj dhe ka shpallur si persona të padëshiruar dy diplomatë të Ambasadës së Republikës Islamike të Iranit, përfshirë ambasadorin Gholamhossein Mohammadnia. Kryeministrin Edi Rama dhe popullin shqiptar në qëndresën kundër terrorizmit.
Bolton shkroi se Kryeministri Edi Rama dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se nuk do të tolerohet mbështetja për terrorizmin. Këshilltari i Trump shprehu fuqishëm mbështetjen dhe e quajti të rrezikshme sjelljen e Iranit në Europë e Botë.
“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sapo dëboi ambasadorin iranian, duke sinjalizuar liderët iranianë se mbështetja e tyre për terrorizmin nuk do të tolerohet. Ne jemi me Kryeministrin Rama dhe popullin shqiptar, teksa ngrihen kundër sjelljes së rrezikshme të Iranit në Europë dhe botë”, shkroi Bolton. Menjëherë pas këshilltarit për Sigurinë të Trump, ka reaguar edhe Sekretari Amerikan i Shtetit, Mike Pompeo. Ai e ka përshëndetur vendimin e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin iranian në Tiranë si dhe një punonjës tjetër, pasi, sipas tij, komplotuan sulme terroriste në Shqipëri.
Përmes postimit në “Twitter”, Pompeo shprehu përgëzimet e vendimin e Kryeministrit Edi Rama, për dëbimin, duke shtuar se bota duhet të qëndrojë e bashkuar ndaj sanksioneve të Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjellje. “Përgëzoj dëbimin nga Kryeministrit Edi Rama të dy agjentëve iranianë që komplotuan sulmet terroriste në Shqipëri. Shtetet europiane kanë penguar tri komplote iraniane vetëm këtë vit. Bota duhet të qëndrojë së bashku për të sanksionuar regjimin e Iranit në mënyrë që të ndryshojë sjelljen destruktive”, shkruan Pompeo në “Twitter”.