“Do kisha vdekur! COVID-19? Kur mund leuceminë s’e ke frikë”, rrëfehet Sinisa Mihajlovic

schedule11:39 - 19 Shtator, 2020

schedule 11:39 - 19 Shtator, 2020

Sinisa Mihajlovic ka luftuar shumë dhe ia ka dalë ta mposhtë leuceminë. Në korrik të vitit 2019 zbuloi se ishte i sëmurë dhe iu desh për disa kohë të qëndronte në spital. Serbi e pranon se do të kishte vdekur, por nuk u dorëzua dhe tani po e drejton sërish skuadrën e Bologna.

“Nëse atë ditë, në ndeshjen e 25 gushtit kundër Hellas Verona, nuk do të kisha qenë atë, atëherë do të kisha vdekur. Edhe sikur të isha i dobët, duhet të tregoja forcën dhe faktin që isha një person që luftoja. Unë gjithmonë do të falënderoj këdo që dhuroi palcën për mua, edhe pse nuk e di kush janë. Ata më shpëtuan jetën”, tregon Mihajlovic për “TG1”.

Më pas trajneri serb u infektua edhe me COVID-19 dhe shumëkush mendoi se virusi famëkeq do t’u rrezikonte jetën atij. Mihajlovic thekson se nuk pati frikë, pasi ai kishte kaluar një moment shumë më të vështirë përpara dhe gjendja e tij shëndetësore kur u infektua ishte e mirë.

“Kur ju keni kaluar leuceminë është e vështirë që të keni sërish frikë. Është si të shkosh në luftë. Çfarë mund t’ju trembë ju pas kësaj?! Nëse do të isha infektuar me COVID-19 në shkurt ose në mars, kur kisha disa probleme, atëherë do të kishte qenë vërtetë e rrezikshme. Tani jam shëruar plotësisht dhe nuk kam asnjë problem”, mbyll “Miha”. /abcnews.al