TIRANË- Profesori dhe njohësi i mirë e çështjeve ndërkombëtare Dritan Hoti komentoi rreth impakti që mund të ketë administrata e presidentit të SHBA Donald Trump në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ABC News, Hoti theksoi se priten zhvillime spekatkolare, por thekson se nga këto zhvillmë do ketë surpriza si për opozitën ashtu dhe për qeverinë.
“Në Shqipëri do të shohim diçka me këtë administratë, unë parashikoj vazhdimësinë me të njëjtat skema, por nuk do ketë më procedura të tilla që Blinken vjen këtu takon kryetarin e Bashkisë apo kryetarin e SPAK. Nuk do ketë më deklarata nga ambasada amerikane siç kanë qenë njëherë në muaj në favor të një strukturë politike, ata do vazhdojnë në heshtje dhe zhvillime do ketë. Nga këto zhvillime duhet të ruhet….. Do ketë zhvillime më spektakolare se me administratën Biden. Kush është në krye të opozitës, që pretendonin se do kishte përmbysje dhe kush është në krye të qeverisë dhe ka kujtuar se ka pasur një përkrahje nga SHBA, ka ardhur momenti më i disfavorshëm për ata dhe do ravizohet në mënyrën më paradoksale përgjatë administratës Trump”, tha ai./abcnews.al