Do kemi “superkampione”, konfirmohet ndeshja mes Argjentinës dhe Spanjës

schedule18:45 - 28 Shtator, 2021

schedule 18:45 - 28 Shtator, 2021

Ndeshja mes kampionëve të Kupës së Amerikës, Argjentinës dhe atyre të Kampionatit Europian, Italisë tashmë është konfirmuar zyrtarisht. CONMEBOL ka njoftuar se është arritur marrëveshja me UEFA-n për këtë ndeshje, që do të zhvillohet në qershorin e vitit të ardhshëm.

Në ditët e ardhshme pritet që të përcaktohet edhe data e zhvillimit të kësaj ndeshjeje dhe stadiumi mikpritës, që me shumë gjasa do të jetë “Diego Armando Maradona” i Napolit.

Sakaq, kjo traditë do vazhdojë edhe me kampionët e rinj dhe do të zhvillohet edhe të paktën në tre edicionet e ardhshme (2024, 2028, 2032). Një ide e tillë për të përcaktuar ekipin më të mirë të Europës dhe Amerikës u hodh pasi Italia ngriti trofeun e Euro 2020. Kjo sfidë do quhet EuropCopa.

Organizimi i kësaj ndeshje është pjesë e zgjerimit të bashkëpunimit mes CONMEBOL dhe UEFA-s, i cili përfshin zhvillimin e disa ndeshjeve të tjera në futboll dhe futsal në disa kategori dhe për të dyja gjinitë.

Gjithashtu në kuadër të kësaj marrëveshje do të ketë edhe shkëmbin të gjyqtarëve dhe programeve të trajnimit teknik. /abcnews.al