TIRANË- Avokati Romeo Kara i ftuar në emisionin “Real Story”, u shpreh se Meta dhe Berisha kanë patur mani të tyre për të mbajtur nën kontroll të plotë sistemin gjyqësor.
“S’ka pasur Meta tagra të fuqishëm për të emëruar gjithë gjyqësorin, Berisha e nisi që më Plepat dhe ka pasur një mani gjyqësorin gjithë kohës. Për këtë unë kam bindjen”, tha ai.
Goditja e drejtësisë për funksionarët e lartë shtetërorë tha Kara është një fitore e madhe për qytetarët shqiptarë.
“Ne treguam që mund të fitojnë. Ky është precedent i fitores. Para shqiptarëve doli delenxhiu i vërtetë që është”, tha ai.
Ai shtoi më tej se qytetarët po shikojnë me sytë e tyre se po bie një sistem, i cili i ka mbajtur peng prej shumë vitesh dhe kjo po bëhet nga punë e një gjyqësori të pavarur.
“Njerëzit po shohin se po bie një sistem. Këtë nuk kanë qeverisur dhe i kapën kapur të gjitha pushtetit, Ne pamje një pjesë të gjyqësorit që është e pavarur dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha ai.
Ai paralajmëroi se mund të ketë të tjera arrestime në vijim nga drejtësia shqiptare.
“Unë mendoj të mbarojnë punë me Sali Berishën se kemi të tjerë. Unë e besoj këtë punë, Kur ta marrë rrokopujë, do kemi çdo gjysmë ore arrestim”, tha ai./abcnews.al