Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Itali, ku një grabitës në vend që të përdorte armën për të kërcënuar punonjësit e një banke, ka kërcënuar se do të hiqte maskën dhe do iu koronavirusin.
Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Torino të Italisë, ku një person hyri në një bankë për ta grabitur dhe në vend që të përdorte armën për të kërcënuar stafin, i kërcënoi me kollitje,
“Stop të gjithëve ose unë do të infektoj Covid”, ka thënë 62 vjeçari.
Ndërkohë në kuadër të kërcënimit grabitësi ka arritur që të marrë 4200 euro nga banka.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave blu ka bërë të mundur edhe arrestimin e tij. e.su./abcnews.al