Snajperisti legjendar nga Kanadaja, është rreshtuar krah për krah me mbrojtësit e Ukrainës për të luftuar pushtuesit e Vladimir Putin. Ai la pas familjen dhe fëmijët dhe mori vendimin për të luftuar kundër rusëve.
Historia e tij është e gjatë, pasi ai ka luftuar në Afganistan me rekordet e të shtënave në distanca të gjata që i kalojnë dy kilometrat, për ta renditur në listën e snajperistëve më legjendar. Ai gjithashtu ka qenë në Irak si vullnetar për të luftuar Shtetin Islamik dhe tani ka vendosur të qëndrojë në krah të ukrainasve kundër rusëve.
Uali, i cili është aq i njohur për mbrojtjen e familjes së tij pasi askush nuk e di emrin e tij të vërtetë, ka shërbyer në Kushtetutën e 22-të të Kanadasë. E fejuara dhe djali një vjeçar e presin në vendlindje
“Nuk më pëlqen ideja për të qëlluar dikë. Por kur të vijë koha për të shtyrë këmbëzën, nuk do të hezitoj”, tha Uali për DailyMail.
Duke folur për mundësinë për tu vrarë edhe vetë në përleshjet me rusët, ai theksoi se shpreson që djali i tij i vogël të rritet duke kuptuar se babai i tij vdiq duke luftuar për diçka më të madhe se një betejë e përgjakshme për tokat e akullta në skajet lindore të Evropës.
“Do të doja që ai të jetë krenar për mua dhe të rritet duke besuar në të njëjtat vlera për të cilat unë luftoj” , thotë ai.
“Nuk e bëj vetëm për Ukrainën, e bëj për të gjithë. Ukraina është vija e parë e lirisë.” shpjegon ai.
Tani, ai fshihet në një vend sekret në Kiev , gati për të mirëpritur pushtuesin e parë rus që sheh me dylbi dhe për ta përshëndetur me një plumb.
“Nëse Putini e dëshiron vërtet Kievin, ai do të duhet të paguajë një çmim të madh. Askush nuk i do rusët këtu dhe të gjithë do të rezistojnë. Dëmi që mund t’u bëjmë atyre do të jetë i çmendur. Ata do të humbasin aq shumë jetë sa do të ketë një tjetër Stalingrad”, tha ai për gazetën britanike.
“Ky është një qytet i madh, i ndërtuar mirë, jo një fshat. Duke parë se ku jam tani, mund të shoh kaq shumë struktura dhe ndërtesa për të qëlluar, kaq shumë vende për të fshehur armët dhe për të gjuajtur prita. Ata nuk do ta dinë se çfarë i ka goditur“, betohet Uali duke iu referuar mundësisë që rusët të hyjnë në Kiev.
“Rusët tashmë nuk kanë arritur të pushtojnë Kharkivin dhe Mariupolin, që janë qytete më të vogla. Nuk ka asnjë mënyrë për ta mbajtur Kievin. Do të jetë më mirë për të gjithë nëse vendosin të mos sulmojnë , thotë ai.
Uali thotë se ukrainasit e përshëndetën atë me përqafime dhe shtrëngime duarsh ndërsa ai kalonte nga Polonia në Ukrainë më 3 mars, duke kaluar radhët e refugjatëve që vraponin në drejtim të kundërt për të arritur sigurinë.
“Unë jam një snajper i mirë, po, por nuk e meritoj kaq shumë vëmendje. Nuk dua t’ua heq guximin ushtarëve të tjerë këtu”.tha ai./abcnews.al/