Sot, Marash Kumbulla u zyrtarizua si lojtari më i ri i Romës, në një marrëveshje që është huazim për dy vite me opsion blerje. Pas këtij transferimi, faqja e Veronës bëri një postim prekës për mbrojtësin shqiptar.
“Nga fëmijë, në burrë. Nga një lojtar me premisa, në kampion. Fat të mbarë Marash, do të jesh gjithmonë pjesë e familjes sonë”, shkroi klubi i Veronas në faqen zyrtare.
Kumbulla ka dalë nga akademia e Veronës dhe është një ndër qendërmbrojtësit më me premisa në Serie A. Interesim për të pati dhe nga Lazio e Inter, por në fund ishte Roma që siguroi firmën e tij./abcnews.al

