“Do jepni llogari, e vratë”, Ish-bashkëshortja e Zhidrut konfliktohet me policinë dhe median

schedule11:04 - 25 Shtator, 2020

schedule 11:04 - 25 Shtator, 2020

Ish-bashkëshortja e Lefter Zhidrus që u ekzekutua një ditë më parë nga forcat RENEA ka lëshuar akuza ndaj policisë dhe medias.

Një ditë pas ekzekutimit të ish-bashkëshortit, ajo ka akuzuar policinë për vrasje dhe sipas saj gazetarët do japin llogari për gjithçka që kanë shkruar.

LEXO edhe: Ç’ndodhi në 5 orë terror në Elbasan! I moshuari dhunonte prej vitesh vajzën e bashkëshorten

Në momentin që efektivët kanë mbërritur në shtëpi për një kqyrje të fundit të vendit të ngjarjes, ajo është konfliktuar me ta.

“Nuk dua t’ju shoh këtu me kamer. Pse s’erdhët kur ishte për të ardhur, por erdhët sot. Të lutem ik nga këtu. Ik kërkoja shtetit drejtësinë. Ku e gjetët sot?! Dje (Donte që dje të vinte media) Do jepni llogari për ato që keni shpifur Do jepni llogari për ato që keni shtuar në media! Do jepni llogari! (Ngre zërin)”, thotë gruaja e revoltuar.

Lefter Zhidru u vra pasditen e djeshme nga forcat “Renea”,  në lagjen “11 nëntori”, në afërsi të Kthesës së Sarës, në Elbasan, pas 5 orësh negociata.

I moshuari dhunoi ish-bashkëshorten dhe vajzën e tij 13-vjeçare, më pas ka shtënë 1 herë brenda në shtëpi.

LEXO edhe: Ekzekutimi i 71-vjeçarit nga RENEA, shenja plumbash kudo, banorët: Ishte i dhunshëm

Gjithçka është zhvilluar në sy të vajzës së viktimës 13-vjeçare.

Pikërisht e shtëna me armë në banesë ka frikësuar banorët të cilët kanë njoftuar policinë ndërkohë që edhe bashkëshortja së bashku me vajzën kanë dalë nga shtëpia dhe kanë njoftuar forcat e rendit.

Më pas 71-vjeçari u ngujua në banesën e tij duke shkaktuar terror në gjithë zonën dhe duke lënë të plagosur dy të rinj që po kalonin rastësisht poshtë banesës së tij.

Lefter Zhidru nuk i kurseu plumbat as ndaj efektivëve, duke bërë që i gjithë terrori të përfundonte me ekzekutimin e tij.

N.D./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!