Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris deklaroi se do të jetë presidente e të gjithë amerikanëve, nëse fiton zgjedhjet presidenciale më 5 nëntor.
Gjatë fjalës së saj përmbyllëse në debatin presidencial, të transmetuar në ABC News, Harris tha se Donald Trump kërkon ta kthejë pas SHBA, teksa shtoi se nuk do ta lejojë diçka të tillë.
Harris nënvizoi se amerikanët kanë nevojë për një president që kujdeset për ta.
“Mund të vendosim një rrugë të re përpara. Dua të krijoj një ekonomi të mundësive, të mbrojmë të moshuarit. Unë besoj se ajo që mund të bëjmë së bashku ka të bëjë me mbrojtjen e Amerikës. Si prokurore, nuk e kam pyetur dëshmitarin nëse je republikan apo demokrat . Kjo është lloji i presidentit që kemi nevojë, që kujdeset për ju. Do jem presidentja e të gjithë amerikanëve”, theksoi ajo./abcnews.al