“Do isha rroker në karrierë”, Spiro Duni: Suksesi në art? Talenti nuk mjafton, duhet t’i kushtosh jetën

schedule11:15 - 18 Shkurt, 2025

schedule 11:15 - 18 Shkurt, 2025

Spiro Duni, një ndër emrat e njohur të aktrimit dhe regjisë, vjen në një rrëfim ndryshe në “Pas Mesnatë”. Thotë se në karrierë mund të kishte qenë një rroker shumë i mirë, po diktatura e kohës nuk e lejoi që kjo të ndodhte, ndërsa për aktrimin, Duni kujton se e ka nisur ndërsa luante poshtë pallatit ku u rrit në Elbasan.

“ Në Elbasan ku unë u rrita kishte ardhur aktor i emëruar Robert Ndrenika, dhe për fat ishte mik i babait. Ai prej dore më mori në Teatër, atje gjeta mbështetjen e shumë njerëzve, por fillesat ishin te hyrjet e pallatit me një carcaf që varnim atje, dhe e përdornim si skenë për të interpretuar para lagjes.

Shpesh kur shkoj te ajo shtëpia e vjetër me disa miq të mi, kujtojmë caste të tilla. Rëndësi ka që ne jetojmë në një profesion që është i magjishëm, ka shumë stërkëmbësha rrugës, shumë pengesa, shumë cmirë, zili, por mbi këto profesioni të jep dorë nëse ti i kushton jetën, ky është kushti i parë” thotë Duni, ndërsa thekson se talenti nuk mjafton pa përkushtimin, dhe as e kundërta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!