Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Do isha i zhgënjyer të isha Neymar”, braziliani i përvishet keq ish-it të Liverpool

schedule19:36 - 18 Prill, 2022

schedule 19:36 - 18 Prill, 2022

Neymar nuk ka duruar dot pas një interviste të dhënë nga Fabio Aurelio, ish-mbrojtësi i majtë i skuadrës angleze të Liverpool. Për “Goal” ai ka deklaruar:

“Gjithmonë e them se do  të isha shumë i zhgënjyer nëse do të isha ai. Për ambiciet që ai ka dhe për cilësitë dhe talentin që ka, fakti që nuk ka fituar Topin e Artë të bën të ndihesh keq.

Ai i ka të gjitha kushtet për ta bërë këtë, por nuk e di pse nuk ndodh. Ndoshta për të disa gjëra janë më të rëndësishme se loja”.

Neymar, i cili i ka treguar trofetë në video Fabio Aurelios, më pas ka reaguar me këto fjalë: “Jam i lodhur nga këta ish-lojtarë që hapin gojën flasin broçkulla.

Një intervistë pesë minutëshe dhe gjithçka bëri ishte të fliste për jetën e njerëzve të tjerë. Nëse doni të kritikoni, kritikoni, por të flasësh gjëra të tilla nuk është e mundur”. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!