TIRANË- Agresioni rus në Ukrainë ka zgjuar botën. Shtetet e fuqishme, kryesisht ato që ruajnë dhe mbrojnë vlerat perëndimore mbështesin Ukrainën duke e cilësuar sulmin rus akt kriminal dhe të dënueshëm.
Eksperti i gjeopolitikës, Enri Hide, tha në “ Lufta dhe Paqja” se këtë pranverë konflikti do të intensifikohet në sensin që do të përcaktojë se cila palë do të jetë më pranë fitores. Ai beson duke parë dhe lëvizjet e fundit se Ukraina do triumfojë përballë sulmin vrastar të Vladimir Putinit.
“Kjo pranverë do intensifikojë konfliktin, në kuptimin e arritjes së objektivave strategjikë. Në fund të kësaj pranvere. Unë jam shpresëplotë se Ukraina do të dalë fitimtare, në një formë apo në një tjetër”, tha ai.
Ai shtoi se perëndimi ia ka bërë të qartë Vladimir Putinit se nuk negocion dot me të, dhe në këto kushte, duket se ka dalë në skenë presidenti i Kinës.
“Perëndimi nuk ka çfarë të negociojë me Putinin, ia ka bërë të qartë. Presidenti i Ukrainës tha se jam i gatshëm që të bisedojë me presidentin kinez, dhe kjo është një lloj hapjeje, sepse Rusia nuk mund të negocioje më ,dhe ndaj është futur tani Kina. Kina nuk do jetë e vetme në këtë lojë, dhe do t’i atashohet ndonjë palë tjetër”, tha Hide./n.m.abcnews.al