Do ikni me pushime? Ministria e Brendshme 7 këshilla si të mbani hajdutët larg banesës

schedule15:45 - 14 Korrik, 2018

schedule 15:45 - 14 Korrik, 2018

Jeni bërë gati për t’u nisur me pushime? Bëni kujdes në sigurimin e shtëpisë pasi hajdutët mund të shfrytëzojnë mungesën tuaj dhe t’ju vjedhin banesën. Ministria e Brendshme në faqen e saj në rrjetin social facebook sjell në vëmendje shtatë këshilla që të mos përballeni me surpriza të pakëndshme. Ministria sugjeron të mbyllni mirë dyert dhe dritaret, të zgjidhni një person të besuar për t’i lënë çelësin për t’jua parë shtëpinë dhe tregoni kujdes për të moshuarit.  Sa më pak statuse dhe foto nga vendet e largëta në rrjetet sociale aq më pak mundësi do të kenë hajdutët thekson Ministria e Brendshme. Bëni kujdes me faturat apo kutitë e shtrenjta që hidhin në plehra. Për t’u siguruar fotografoni sendet e shtrenjta që mbani në shtëpi dhe tregoni kujdes nga hajdutët e maskuar si shpërndarës broshurash. /abcnews.al