“Do i haj veshin Ramës”, Kryemadhi sqaron deklaratën: Do doja të isha “Tajsoni”, por s’jam

schedule22:51 - 20 Maj, 2020

schedule 22:51 - 20 Maj, 2020

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar në studion e emisionit Byro Politike, deklaratën se do t’i hante veshin Edi Ramës.

Ajo tha se nënkuptoi se Rama nuk po e përdor veshin për të dëgjuar njerëzit.

LEXO EDHE: Kryemadhi kujton premtimin e Ramës: Në 2013 kishte në program rikonstruksionin e teatrit

“Unë nuk jam Tajsoni. Veshi është për të dëgjuar njerëzit. Do kisha dëshirë të isha Tajsoni por nuk jam dot.

Kejdi Mehmetaj e ka ndjekur çështjen e Teatrit prej 27 muajsh hap pas hapi. Asnjëheri nuk e ka marrë mikrofonin për të folur në tribuna”, tha Kryemadhi.

Në vitin 1997, në ndeshjen e boksit mes Mike Tayson dhe Evander Holyfield, Tyson kafshoi në vesh kundërshtarin dhe më pas u dënua për veprimin e tij./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!