“Do i bashkohesh djalit”, tifozi i Djokovic i pashpirt me gjyqtaren e goditur

schedule21:13 - 9 Shtator, 2020

schedule 21:13 - 9 Shtator, 2020

Novak Djokovic u skualifikua nga US Open, në turin e katërt, pasi gjatë përballjes me spanjollin Pablo Busta goditi me top gjyqtaren Laura Clark. Serbi u kap nga kamerat teksa godiste me raketën e tij topin me inat dhe për fatin e keq shënjestra ishte e gabuara.

Djokovic më pas u skualifikua, pavarësisht se kërkoi një vendim më të butë. Numri një i tenisit në botë kërkoi falje dhe mbështetje për gjyqtaren, pa zbuluar fillimisht identitetin e saj.

LEXO EDHE: Goditi me top gjyqtaren/ “Po ju thatë tjetër gjë”, si u përjashtua Djokovic (VIDEO)

Gjithsesi ishte e vështirë të mbahej e fshehur dhe fansat e serbit i kanë gjetur edhe llogarinë e saj në “Instagram”. Komentet në profilin e saj kanë qenë të shumta, madje edhe kërcënuese.

Një prej fansave i shkruan amerikanes “mos u shqetëso, së shpejti do të bashkohesh me djalin tënd”. Laura ka humbur djalin e saj në vitin 2008, pas një aksidenti dhe tifozët e Djokovic nuk kanë ngurruar ta prekin në plagë gjyqtaren.

 

Sigurisht ofendimet kanë qenë një normalitet në llogarinë e Clark, që tashmë urrehet prej shumicës së tifozëve të tenistit serb. Një moment i vështirë për gjyqtaren, që sigurisht ka nevojë për mbështetje. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!