Kosovarët pa viza në SHBA? Grenell zbulon si qëndron e vërteta

schedule16:44 - 5 Shtator, 2020

schedule 16:44 - 5 Shtator, 2020

I dërguari special i SHBA-së për dialogun Prishtinë-Beograd, Richard Grenell ka mohuar deklaratën e ministrit të Drejtësisë së Kosovës Selim Selimi se kishte marrë premtimin që Amerika do të fusë shumë shpejt Kosovën në programin për heqjen e vizave.

Lexo edhe: Ja çfarë tha dje ministri i Kosovës: SHBA do të heqë vizat për kosovarët

S’është e vërtetë”, përgjigjet Grenell në një reagim të tij në Twitter. Lajmi mbrëmë i dhënë nga ministri Selim Selimi ngjalli shpresë duke qenë se liberalizimi i vizave me BE-ne po mbahet ende peng, por Grenell nxitoi ta përgënjeshtronte./ d.b/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!