TIRANË- Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë vendimin me burg për katër anëtarët e grupit kriminal, që kishin planifikuar vrasjen e Xhevdet Plakut, më 17 shtator të vitit 2019.
Të dënuar për këtë akt janë Rexhep Rapi i njohur dhe si Kep Arapi, nipin e tij Algert Rapi, ish-shefin e krimeve në Policinë e Shtetit Dedan Gjoni dhe Dejvi Gjermenin.
Vendimi për katër anëtarët e grupit:
Rexhep Ramazan Rapi (alias Kep Arapi), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke
u dënuar përfundimisht me 5 (pesë) vjet burgim.
-Algert Hamdi Rapi i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar
përfundimisht me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
-Dedan Ndue Gjoni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me
4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim
-Dejvi Llazi Gjermëni, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht
me 4 (katër) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
Pse kërkohej vrisja e Xhevdet Plakut
Sipas hetimeve, porositës i planit për vrasjen e Xhevdet Plakut ishte Rexhep Rapi. Ky i fundit donte të hakmerrej për vrasjen e një të afërmi të tij, Sali Rapi, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2010 në Itali.
Ky akt, u mendua se ishte kryer nga Xhevdet Plaku dhe një person tjetër. Pavarësisht pretendimeve, Gjykata e Savona në Itali e shpalli të pafajshëm Xhevdet Plakun./ abcnews.al