Gabriel Agbonlahor nuk e fal kurrë ish-trajnerin e tij, Roberto Di Matteo. Shkak është ajo që i ka bërë bullgarit Stiliyan Petrov, kur ky i fundit ishte 37 vjeç dhe sapo kishte kaluar një sfidë të rëndësishme në jetën e tij, duke mposhtur leuceminë.
Di Matteo atëherë ishte në krye të Aston Villa dhe ndikoi që klubi të mos nënshkruante me Petrov. “Do ta urrej gjithmonë atë. Çdo trajner, i cili ka pak zemër, do të kishte rinovuar kontratën me të”, shprehet fillimisht Agbonlahor, për ngjarjen e ndodhur në verën e vitit 2016.
“Imagjinoni! Ai u kthye pas asaj sëmundjeje të tmerrshme dhe e kapi formën sportive. Vraponte si të ishte 19 vjeç. Kur e mësova vendimin e që ishte marrë, nuk mund të mos i thosha diçka Di Matteos. ‘Çfarë po bën, si mundesh’, i thashë atëherë”, tregon Agbonlahor në një bisedë të bërë në kanalin e Yotube, Threesixtytv. /abcnews.al