Do e thërrisni Këshillin e Sigurisë Kombëtare? Përgjigjet Meta

schedule21:16 - 28 Nëntor, 2019

schedule 21:16 - 28 Nëntor, 2019

Presidenti Ilir Meta është duke zhvilluar një bashkëbisedmim me gazetarët të Abc News dhe Tv Dukagjini.

Temë kryesore e këtij bashkëbisedmi është çështja e tërmetit të rëndë që goditi zonën e Durrësit dhe rrethinat duke shkaktuar viktima.

Duke u nisur nga kjo situatë gazetari Endri Xhafo e pyeti kreun e shtetit nëse do të mbledhë Këshillin e Aigurisë, duke iu referuar edhe paralajmërimit të Presidentit në verë se një tërmet do të godiste Shqipërinë.

Endri Xhafo: Koha ju dha të drejtë, unë do të doja të mos ju jepte të drejtë, ne kuptuam që nuk jemi kaq imunë, a është e udhës që me cilësinë tuaj të kyetarit të shtetit ta thërrsini Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Ndoshta në morinë e lajmeve publiku nuk e ka vënë re por ju keni qenë së bashku sot në Vlorë me kryeministrin dhe kreun e Kuvendit, dhe kryeministri i ka bërë retweeted postimit të Bashës.

Ilir Meta: Bashkëpunimi dhe bashkëveprimi është i domosdoshëm dhe pa ndodhur fatkeqësi të tilla që të investohet energji në çështje të tilla madhore, jo vetëm kjo për edhe integrimi në BE.

Një nga arsyet më 29 korrik që unë kam ngritur këtë shqetësim ka qenë edhe angazhimi im për të mbledhur Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Pa dyshim që edhe në të ardhmen mund të bëhet një gjë e tillë, se kemi edhe problemin e përmbytjeve. E rëndësishme është të marrim serisozisht cdo shqetësim që ka të bëjë me kërcënime për qytetarët, mirëqënien e tyre, për sigurinë kombëtare, këto duhet të jenë të vazhdueshme./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!