Mesfushori i Barcelonës, Ivan Rakitic, ka thënë se lojtari më i mirë me të cilin ka luajtur kundër ose me një skuadër, është Lionel Messi. Gjithashtu, kroati pranoi se do ta shkëmbente trofeun e Champions League që ka fituar me Barcelonën për Kupën e Botës. Në një pyetje-përgjigje (Q&A) për BR Football, Rakitic iu përgjigj disa pyetjeve interesante, shumicave prej tyre me një fjali.
-Lojtari më i mirë që ke luajtur me të ose kundër?
Lionel Messi.
-Do të luaje me Cristiano Ronaldon?
Patjetër.
-Lojtari më i nënvlerësuar?
Miralem Pjanic.
-Lojtari i preferuar i të gjitha kohërave?
Robert Prosnicki.
-Mbrojtësi më i mirë që ke pasur kundër?
Gerard Pique.
-Reperi i preferuar?
Eminem.
-Do e shkëmbeje Champions League për një Kupë Bote?
E sigurt.
-Stadiumi më i mirë kundërshtar?
Sevilla./abcnews.al
You asked, @ivanrakitic answered ?️ pic.twitter.com/EHYQGFlTiD
— B/R Football (@brfootball) February 13, 2020