Artan Fuga shpjegon deklaratën e bujshmen për vaksinën: Çipin mund ta fusnin më parë

schedule18:04 - 18 Nëntor, 2020

schedule 18:04 - 18 Nëntor, 2020

Prof. Artan Fuga ka shpjeguar arsyet e deklaratës së tij të bujshme se do të marrë i pari vaksinën Anti-Covid. Në një bisedë me gazetarin Endri Xhafo në ABC, Fuga deklaroi se nuk i beson teorive për vaksinën pasi në rast se do të bëheshin për vendosjen e çipave, atëherë kjo do të ishte aplikuar në vaksina e tjera që përdoren masivisht nga popullsitë e ndryshme në botë.

“Që të mos pranosh vaksinë është një gjë normale. Por që pas saj të ndërtosh një teori konspiracioniste është gjë tjetër. Sociologjia është në themelin e profesionit. Unë para dy javësh kam bërë vaksinën kundër gripit. Nëse firmat farmaceutike që bëka bashkë udhëheqësit në një konspiracion të madh ka vendosur që në trupin tim të fusë çipa mund të ma bënte në vaksinën e gripit apo të tëra me radhë.

Qytetërimi jonë është i mbështetur mbi vaksinën. Po të dinë këta pse bota u modernizuar në shekullin e 20 prej vaksinave apo debatin në shekujt 18 dhe 19 për vaksinën do shikojnë se nuk është problemi i vaksinës në themel. Si është e mundur që një dorë e madhe ka në dorë pushtete dhe ruan këtë sekretin e madh të lozhave covidiane?!

Po të jetë puna për të vendosur çipa mua mund të ma vendosnin në vaksinën e gripit dhe fëmijëve në vaksinat kundër polimelitit. Nuk jam duke aventuruar që çdo lloj vaksine është  e mirë dhe të shkojmë qorrazi drejt vaksinës, por por të jetë një vaksinë e certifikuar…”, tha Artan Fuga./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!