Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Do e bëjnë bukën në shtëpi? Për pensionistët rritja e çmimit e papërballueshme

schedule16:23 - 10 Shtator, 2021

schedule 16:23 - 10 Shtator, 2021

Rritja e çmimit të bukës ka prekur më së shumti të moshuarit. Në Fier çmimi ka dy ditë që është rritur 10 deri në 20 lekë. Mes shumë pensionistëve ka nga ata që nuk kursejnë batutat

“Të dy pesionistë na del hesapi. ” “Del, s’del do hamë nga pak me kursim.” “Shumë është rritur 200 leke pension 150 marr ku ja dalim dot.”

Po nga ana tjetër Kreu i Shoqatës së bukëpjekësve në Fier, Petro Kulas thotë se çmimi është rritur për shkak të shtrenjtimit të miellit.

“E merrnim me 43-44 lekë, tani shkon në 56 lekë. Është rritur diku tek 40% çmimi i miellit, kjo na ka detyruar ta rrisim sadopak. E në Greqi kam folur me vëllain tim dhe që ka tre furra dhe është rritur çmimi me 35% e atje dhe në vendet e Ballkanit është rritur,” thotë ai.

Në Vlorë çmimi i bukës u rrit sot. 1 kg nga 100 lekë ka shkuar në 120, ndërsa gjysmë kg nga 50 në 60 lekë.

“Ndikon se është e përditshme po më vjen vdekja dhe nuk mbaj mend të ketë ulje çdo gjë vetëm rritet,” thotë një qytetar.

“Ta ngrenë le ta ngrenë më shumë e kemi tullë prapa kokës qeverisë i lumtë të bëjë ç’ti dojë qejfi”.

Një prej bukëpjekësve e cilëson të domosdosshme ngritjen e çmimit. Ai madje ironizon qytetarët.

“U ngrit mielli, kur rritet vaji pse nuk ngrihen apo sheqeri apo uji. Është rritje e justifikueshme. Kjo është e justifikueshme si rritje,” thotë ai.

Autoriteti i Konkurrencës reagoi me vonesë për rritjen e çmimit të bukës. Çuditërisht pranoi këtë abuzim të importuesve të miellit por u mjafua vetëm me një këshillim. Nuk mori asnjë masë duke iu kujtuar shkelësve ligjin për e lirë. /abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!