Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përfunduar takimin me ish-kryeministrin, Sali Berisha në selinë blu, e në përfundim ka dhënë edhe një deklaratë për mediat.
I pyetur nëse do të dalë bashkë me Berishën në takime gjatë fushatës, pasi siç dihet ata deri më tani janë parë të ndarë, Meta u përgjigj duke thënë se ata janë në shërbim të kandidatëve të tyre.
“Ne jemi në shërbim të kandidatëve, kandidatët janë përzgjedhur përmes procesit më demokratik që kanë ndodhur në Shqipëri. Ndaj edhe janë kandidatë superior në raport me kandidatët e palës tjetër.
Jo vetëm kandidatët për kryebashkiak, por edhe ata të Këshillavë Bashkiakë bëjnë një diferencë të jashtëzakonshme si dita me natën”, tha Meta.r.t/abcnews.al