“Do dalësh kur të vdesësh”, burri burgos gruan dhe fëmijët në shtëpi prej 17 vitesh

schedule13:34 - 30 Korrik, 2022

schedule 13:34 - 30 Korrik, 2022

Një grua braziliane ka folur për mizoritë dhe vuajtjet që ka kaluar së bashku me dy fëmijët e saj për 17 vite nga burri i saj. Familja mbahej e mbyllur në një shtëpi në lagjen Guaratiba, në perëndim të Rio de Janeiro të enjten, sipas policisë, shkruan BBC.

Ndërkohë autoritetet kanë arrestuar bashkëshortin. Sipas mediave, burri i kishte thënë gruas që do të dilte vetëm kur të ishte e vdekur. Mësohet se ata kishin 23 vite të martuar. Pasi u shpëtua, gruaja thuhet se u tha autoriteteve se tre anëtarët e burgosur të familjes ndonjëherë  qëndronin pa ushqim për tre ditë dhe se ishin abuzuar fizikisht dhe psikologjikisht.

Shtëpia në të cilën ata mbaheshin mbyllur ishte gjithashtu e shkatërruar, me shumë pak ndriçim, sipas fotove të publikuara nga policia. Dy fëmijët e rritur ishin të lidhur, dhe të uritur kur u gjetën. Ata janë të moshës 19 dhe 22 vjeç.

“Kur pamë gjendjen e dy fëmijëve, menduam se ata nuk do të kishin mbijetuar edhe një javë,” tha një nga banorët.

Pasi u shpëtuan, të tre u dërguan menjëherë në spital për  shkak të dehidrimit  dhe kequshqyerjes.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!